Turqia voton sot për presidentin e ri, Erdoganin e sfidon një ish-mësues fizike

Turqia voton sot për presidentin e ri, Erdoganin e sfidon një ish-mësues fizike

Presidenti turk, Erdogan

Nisi sot në orën 08.00 procesi zgjedhor presidencial dhe parlamentar në Turqi. Rreth 81 milionë banorë votojnë sot për presidentin dhe deputetët e rinj të parlamentit. Presidenti aktual Recep Tayip Erdogan, i cili po pretendon një tjetër mandat 5-vjeçar, gjendet përballë 5 kandidatëve të tjerë, por si kundërshtar kryesor konsiderohet Muharrem Ince, një ish-mësues fizike, i cili u propozua nga partia kryesore opozitare.

Presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdoğan është kandidat i përbashkët i Aleancës Popullore, e cila përbëhet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Erdogan ka shërbyer si president nga viti 2014 dhe është presidenti i parë turk i zgjedhur me votë popullore. Para kësaj, ai shërbeu si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Në Zgjedhjet e 27-ta Parlamentare do të garojnë AK Parti, CHP, HDP, HÜDA PAR, Partia İYİ, MHP, Partia Saadet dhe Partia Vatan. Kandidatët e BBP-së do të garojnë nga listë e AK Partisë, kurse ata të DP-së nga lista e Partisë İYİ.

Në vend të 550 deputetëve, që ishte numri para miratimit të ndryshimeve kushtetuese me referendumin e vitit të kaluar, votuesit do të zgjedhin 600 deputetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj