Turqit i binden “urdhrit” të Erdogan, pas djegies së dollarëve, shkatërrojnë iPhon-ët me çekiç

Turqit i binden “urdhrit” të Erdogan, pas djegies së dollarëve, shkatërrojnë iPhon-ët me çekiç

Turqit thyejnë Iphon-ët

Pas duelit të nisur tashmë mes Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan, turqit kanë vendosur t’i binden verbërisht deklaratave të udhëheqësit të tyre. Një ditë më parë i kemi parë në sheshet kryesore të qyteteve teksa djegin monedhat, ka pasur edhe nga ata që kanë shkatërruar telefonat Iphone. E gjitha kjo, siç thotë Erdogan do ndihmojë që monedha turke, Lira të forcohet.

Në një video të publikuar së fundmi shfaqen disa qytetarë turq teksa shkatërrojnë telefonat e tyre iPhone me çekiç.

 “Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsung-u në anën tjetër”. Ka mjaftuar kjo deklaratë e Ergogan, që populli të nisë zbatimin.

Dollari amerikan dhe lira turke janë në një luftë të fortë me njëra-tjetrën javën e fundit, qysh kur Turqia arrestoi një pastor amerikan, me akuzat se ishte u përfshirë në grushtin e shtetit në Ankara dy vjet më parë. Amerika kërkoi lirimin e pastorit, dhe kur Turqia nuk ju bind, atëherë Trump vendosi sanksione ekonomike duke dyfishuar tarifat e importit të celikut dhe aluminit turk.  Kjo solli menjëherë dobësimin e monedhës turke lira dhe formimin e dollarit, por Erdogan nuk ndenji duarkryq. Me një dekret, presidenti turk rriti tarifat për produktet amerikane: mbi makinat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind.

Ndërkohë Erdogan ju bëri thirrje turqve të braktisin dollarin dhe telefonat amerikanë, Iphone. Këto masa kanë sjellë një forcim të lirës turke, por dollari ngelet më i fuqishëm. Këto thirrje duket se kanë frymëzuar këto djegie masive dollarësh. 

Por kjo betejë duket se po kalon kufijtë e emocionales, duke rrezikuar të prodhojë një bosh të ri konflikti që mund të frenojë ekonominë turke, dhe nëse pastori nuk lirohet, situata të vijojë të jetë e tensionuar, teksa Turqia ka thënë hapur se po kërkon aleatë të rinj, duke vëzhguar Rusinë, kjo e fundit si gjithnjë, e gatshme për të shtuar influencën e saj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 17/08/2018 16:56

    po po amerikare

    Përgjigju
  • memento mori: 17/08/2018 16:41

    populli shum mire qe degjon prijesin e vet, por a ka votuar populli per cfare pretendon prijesi???

    Përgjigju
  • Bepi: 17/08/2018 15:35

    Motren ku ta ken rrac muti

    Përgjigju
  • draiver: 17/08/2018 15:19

    nje ore e me pare shqiptaret duhen te largohen nga shtaza turke e leshte

    Përgjigju
  • Mongoli: 17/08/2018 13:35

    Keta jane bere si shqipetaret e viteve 70-80, mbasi shoku enver eliminoj te gjithe itelektualet dhe solli fshatatret qe ti menaxhonte me lehte. Te njejten gje po ben dhe ky beduini e ka shkaterruar komplet klasen e mesme ne turqi dhe nxjerr keta debilat duke thy telefonat e duke djege dollare se po i prish pune shume amerikanve. Copat e mishit, fara e keq te gjitha fatkeqesite e shqiperise nga keta plera ka ardhur 500 vitet e fundit

    Përgjigju
  • Gzimi: 17/08/2018 11:41

    Sa njerez te mencur...., te diegin dhe makinat Ford apo Benzin gjerman, si dhe shtepite e tyre qe jane me cimento kineze. Pastaj te jetojne ne pyje me cadra si Ertugruli

    Përgjigju
  • Toni: 17/08/2018 11:27

    Idiotat nuk kane brire,kane kombesi turke(nese egziston nje e tille)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncon në prokurori zhdukjen e DVR-së, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas