POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të fshehur në dyshekë, si i gjeti policia 2 refugjatët që tentuan të kalonin kufirin spanjoll (Video)

Emigranti që tentoi të kaloj kufirin në mënyrë të paligjshme

Të dëshpëruar për të arritur Evropën, dy emigrantë afrikanë janë zbuluar këtë herë nga policia spanjolle të fshehur brenda dyshekëve duke u përpjekur të kalonin kufirin spanjoll.

Sipas Sky News një video është regjistruar me celular dhe wshtw  shpërndarë në rrjeteve sociale  duke u bërë virale në Spanjë. Ajo tregoi agjentët e Gardës Civile të Spanjës duke marrë dy dyshekë nga maja e një furgoni dhe duke i prerë ato të hapura për të zbuluar dy të rinj brenda.

Mësohet se rojet kufitare spanjolle kanë zbuluar dy emigrantët të cilët ishin fshehur brenda dyshekëve të ngjitur në çatinë e një makine në një pikë kontrolli në kufirin e vendit me Marokun, në Melilla duke u përpjekur të hynin në drejtim të qytetit spanjoll.

Video gjatë zbulimit të emigrantëve në piken kufitare nga policia spanjolle

Të dy emigrantët u përpoqën të korruptonin rojet e pikës së kalimit kufitar duke  u dhënë atre një sasi parash prej4.500 euro ($ 5.100) për të tentuar kalimin.  Ndërkohë mësohet se shoferi i kamionit iku në këmbë kur policiët kërkuan të inspektojnë ngarkesën e tij, në furgon ndërsa mësohet se dy refugjatët u dërguan në një qendër mbajtëse të emigrantëve.

b.xh.
Komento

Komente

  • Anton: 03/01/2019 16:07

    Shqiptaret duke ikur ne Europe

    Përgjigju