Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek me mish, qepë e domate dhe Supë me qiqra e perime

Përbërësit :

1 pako peta

3 qepë të mëdha

500 gr mish i grirë

3 domatë (rreth 400 gr)

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle oriz

1 lugë gjelle nenexhik i thatë

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Fillimisht qërojmë dhe presim qepën në kubikë dhe e kaurdisim atë me pak kripë deri sa qepa të mos ketë lagështirë. Shtojmë gjysëm luge gjelle vaj dhe e kaurdisim përsëri deri sa qepa të zverdhet. Shtojmë mishin , e kaurdisim së bashku me qepën deri sa mishi të marrë ngjyrë. Shtojmë domatet , orizin, piperin e zi, nenexhikun si dhe pak ujë dhe i lëmë deri sa të ziejë orizi.

Nëse duam që petët të mbeten të buta, rrahim një kokërr vezë me kripë dhe 2 filxhan kafeje vaj duke shtuar një gotë qumësht.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe  vendosim petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë.

Mbushjen mund ta vendosim në një shtresë të vetme në mes, por mund edhe ta shpërndajmë në çdo 4 petë nga pak, sipas preferencës tuaj.

Në fund kthejmë anët, i spërkatim mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 – 30 minuta.

E lëmë të ftohet dhe e servirim të shoqëruar me një supë, kos ose dhallë.

Receta e dytë : Supë me qiqra dhe perime

Përbërësit:

200 gr qiqra

300 gr pure domate

1 patate

2 karrota

2 speca të kuq

4 qepë të njoma

1 qepë e vogël

1 lugë çaji sheqer

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp. Kaurdisim mirë 1 qepë të vogël deri sa të zverdhet. Shtojmë një thelp hudhër  bashkë me purenë e domates dhe e lëmë të ziejë ( mund ë përdorim edhe domate të grirë në rende)

E lëmë domaten të ziejë duke shtuar 1 lugë çaji sheqer, kripë , lëng perimesh (ose lëng pule, ose ujë)

Sapo supa të ziejë shtojmë fillimisht perimet që duan më shumë kohë të ziejnë (patatet dhe karrotat). I lëmë të ziejnë 5 minuta dhe i përziejmë me qepët e njoma, specin, majdanozin, lengun e limonit. Provojmë për shije duke rregulluar me kripë dhe piper të zi. Shtojmë qiqrat dhe e lëmë supën të ziejë edhe 5 minuta dhe gjithçka është gati për tu sevirur.

Shënim : në një ditë të ftohtë kjo supë mund të përgatitet edhe me 300 gr fileto pule të prerë në kubik, duke e kaurdisur në fillim me qepë.

Ju bëftë mirë!

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot