POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca / Kofsha pule me speca e patate dhe Pite me kungull të njomë e djath

3 kokrra qepë mesatare

3 speca me ngjyra

4 thelpinj hudhër

1 lugë çaji piper i kuq

400 gr domate ( në kuti)

Dafinë

2-3 patate

300 ml lëng perimesh

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë

Përgatitja

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe pasi e kemi larë dhe tharë mishin, e kaurdisim deri sa kofshët të marrin një ngjyrë të verdhë. Largojmë kofshat nga tenxherja dhe i mbulojmë , në mënyrë që të rrinë të ngrohta.

Në po atë yndyrë kaurdisim mirë qepën e grirë hollë deri sa të zbutet dhe të bëhet transoarente. Shtojmë pak kripë tek qepa dhe tek mishi.

Shtojmë specat të prerë në kubikë me brinjë 1 cm dhe e kaurdisim së bashku me qepën dhe patatet të prera më herët në kubikë.  Shtojmë piperin e kuq, domatet e prera me copa , kripë dhe gjethe dafine. Pas këtyre veprimeve e lëmë të marrë valë për 2 minuta.

Shtojmë copat e mishit dhe në fund shtojmë 300 ml lëng perimesh.E lëmë të ziejë për 20 minuta në temperaturë nën mesatare dhe në fund e servirim të spërkatur me majdanoz.

Kofsha pule me speca e patate

Receta e dytë : Pite me kungull të njomë dhe djath

Përbërësit

600 gr kungull i njomë

1 karrotë

1 tuf kopër ose borzilok

4 kokrra vezë

100 ml vaj

1 thelp hudhër

250 gr djath feta

150 gr miell gruri

150 gr miell misri

1 lugë çaji pluhur pjekës

4 lugë gjelle krem kosi

Kripë dhe piper i zi

 

Përgatitja

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë. Lyejmë tavën me yndyrë dhe e pudrosim me miell misri.

Lajmë kungullin dhe e presim atë në kubikë shumë të vegjël 0,5 mm. karrotën e grijmë hollë në rende. Shtojmë tek perimet kopër ose borzilok të grirë hollë.

Në një tas rrahim vezët , shtojmë vajin, perimet e grira , 1 thelpi hudhër të grirë hollë, djathin e thërrmuar , kripë dhe piper të zi. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë duke shtuar miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Në fund shtojmë kremin e kosit ose kos dhe i përziejmë mirë. E shtrojmë masën në tavë dhe e vendosim në furrë në tempëraturën 180 gradë për 30 minuta.

 

Ju bëftë mirë!

a.ko./b.ha.
Komento