Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Makarona furre me perime dhe Supë me karrota e xhinxher

Përbërësit:

400 gr makarona (pene)

4 domate mesatare

3 kunguj të njomë

1 presh

3 kokrra vezë

300 gr ajkë

500 ml qumësht

3 lugë gjelle vaj ulliri

50 gr parmixhano

Arrë moskat

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë për të zier, shtojmë kripë dhe ziejmë makaronat 4 minuta më pak se minutazhi i shkruar në etiketë.

Presim domatet në feta të holla . presim dhe kungullin në feta rrumbullake të holla. Preshin e presim në unaza shumë të holla , kryesisht pjesën e bardhë dhe jo bishtat.

Në një tas rrahim vezët. Shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, ajkë, qumësht, kripë, arrë moskat dhe piper të zi.

Lyejmë tepsinë me vaj ulliri, kullojmë makaronat dhe i nivelojmë në tepsi . hedhim salcën në qumësht dhe vezë dhe i trazojmë lehtë duke i niveluar përsëri. Vendosim mbi makarona duke i alternuar një fetë domate me një fetë kungull duke i mbështetur tek njëra tjetra. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës me domate dhe kungull. Mbi ta thërmojmë unazat e preshit nëpër të gjithë sipërfaqen. Në fund pudrosim përsëri të gjithë sipërfaqen me djath parmixhano. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.

Receta e dytë :Supë me karrota dhe xhinxher

Përbërësit:

2 qepë të vogla

2 cm xhinxher

500 gr karrota

2 lugë gjelle vaj ulliri

700 ml lëng perimesh

½ limon

50 gr ajkë

1 portokall

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë portokallin , grijmë lëkurën dhe aromatizojmë vajin. Në një tenxhere kaurdisim qepën sa  të tretet pak dhe shtojmë zhinxherin në feta të holla, karrotat e prera shumë hollë ,i trazojmë për dy minuta dhe i shuajmë me lëngun e një portokalli. Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 20 minuta. Më pas kalojmë supën në blender , rregullojmë shijen me pak lëng limoni dhe shërbejmë supën duke vendosur 1 lugë çaji ajkë për çdo racion. Në fund e spërkatim me vaj të aromatizuar me lëkurën e portokallit.

Ju bëftë mirë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë