Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pulë me brokoli e oriz dhe Sallatë me patate

Receta e parë: Pulë me brokoli dhe oriz

Përbërësit:

700 gr fileto pule

200 gr oriz kokërrgjatë i zier

500 gr brokoli

50 gr gjalp

40 gr miell

300 ml lëng perimesh

300 ml qumësht

250 gr krem djathi

1 lugë gjelle vaj + 1 dado Avecrem

Kripë, piper dhe arrë moskat

2 lgj peksimadhe

2 lgj parmixhan

Fillimisht ziejmë orizin në ujë të valuar me kripë për 14 minuta. Filetot i lajmë, i thajmë dhe i marinojmë me 1 dado Avecrem të thërrmuar. Ngrohim tiganin dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët për 15 minuta. E largojmë , e lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa ose feta të holla.

Ndajmë brokolin në lulë të vogla, e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në ujë të valuar për 2 minuta. E largojmë dhe e kullojmë mirë.

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim atë pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me lëng perimesh, shtojmë qumësht dhe duke e trazuar vazhdimisht rregullojmë shijen e salcës me kripë e piper dhe arrë moskat. Në fund shtojmë kremin e djathit dhe e lëmë të marrë valë për 4-5 minuta në temperaturë të ulët.

Bashkojmë në një tas copat e mishit , orizin, brokolin, salcën  dhe i përziejmë mirë . i shtrojmë në një tavë të lyer me gjalp ose në tava 1 porcionëshe. Në fund bashkojmë  peksimadhen me pak parmixhan dhe i spërkatim nga sipër . e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 35-40 minuta.

Receta e dytë: Sallatë me patate

Përbërësit:

300 - 400 gr patate

2 qepë të kuqe

1/2 tufë sallatë marule

Pak sallatë radikio

100 gr gorgonzola

Dresing:

4 -5 lugë gjelle uthull balsamike

1 lgj mustardë

1 lk mjaltë

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosim patatet për të zier në ujë me kripë për 25 minuta. Patatet mund ti prisni në feta, copa, ose mund ti shtypni pak  dhe ti vendosni në një tas ku do të shtojmë qepën e prerë në kubikë të vegjël. I përziejmë së bashku me patatet.

Presim marulen e larë dhe radikion në copa , e trazojmë me sallatën valeriane , pra mix sallatash. I përziejmë me patatet dhe i vendosim në një pjatë. I spërkatim me vaj dhe uthull balsamic, kripë e vaj. Në fund i thërrmojmë dhe djathin gorgonzola dhe e shërbejmë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin