Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Taliatele të mbushura me mish e perime dhe Komposto pjeshke

 Përbërësit:

400 gr taliatele

400 gr mish i grirë

50 gr pure domate

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

300 gr karrota

200 gr presh

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë + piper i zi

Beshameli :

40 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

350 ml qumësht

250 ml lëng perimesh

3 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë kafe sheqer

Arrë moskat

Kripë

Përgatitja : 

Fillimisht vendosim tenxheren me makarona, ujë dhe kripë për të valuar.

Ndërkohë përgatisim beshamelin.

Shkrijmë gjalpin, kaurdisim 2 lugë gjelle miell pa i dhënë ngjyrë për 3-4 minuta. Shtojmë qumështin qumështin duke e trazuar vazhdimisht deri sat ë formohet një beshamel i plotë. Shtojmë pak kripë dhe arrë moskat dhe e përziejmë mirë. Pasi e kemi larguar nga zjarri , shtojmë në beshamel 3 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë kafe sheqer. I përziejmë mirë së bashku dhe e mbulojmë beshamelin që të mos na zëjë cipë.

Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri , qepën të prerë në kubikë , hudhrën e grirë imët dhe i kaurdism pak, për 3 minuta duke mos i tharë shumë.

Shtojmë karrotat, presim pjesën e bardhë të preshit në katërsh për së gjati e më pas në copëza të vogla. I shtojmë në tigan dhe i kaurdisim dhe 2-3 minuta sëbashku me karrotat, mishin e grirë dhe i lëmë të gatuhen duke i trazuar herë pas here me kripë e pak piper.

Ndërkohë në ujin e valuar të makaronave , shtojmë kripën dhe vendosim makaronat siç janë role, i lëmë nga momenti i zierjes për 1 minuta, sa ato të thithin pak ujë dhe i largojmë në një sitë.

Shtojmë tek beshameli 70 ml lëng perimesh. Pasi shtojmë dhe purenë e domates në tigan, e trazojmë dhe shtojmë lëngun e perimeve që na ka ngelur. E lëmë të ziejë për afro 5 minuta duke e lënë kimën të lëngshme.

Shtojmë në tavë 1/3 e beshamelit dhe mbi të shtrojmë 1/3 e kimës. Mbi kimë vendosim roletë me taliatele në komplet tavën dhe i mbushim ato në mes të çdo roleje me nga 1 lugë gjelle kimë . Nëse na tepron kimë, e vendosim në pjesët anësore. Me beshamelin që teproi, mbulojmë vetëm makaronat. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. Shoqërohet me një sallatë.

Receta e dytë : Komposto pjeshke

Përbërësit:

2 kg pjeshkë të forta (1, 5 kg tul)

300 gr sheqer

600 ml ujë

Lëng limoni

Përgatitja :

Fillimisht ziejmë ujin me sheqerin dhe përgatisim kështu shurupin e kompostos . Para se të kalojë në vlim dhe sheqeri të ketë shkrirë , largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.

Në një tenxhere të thellë vendosim kavanozët dhe kapakët të mbuluar me ujë dhe i lëmë ato të ziejnë për 20 minuta. I lëmë dhe i largojmë të ftohen me kokë poshtë të vendosura në një picetë.

Qërojmë pjeshkët , i presim ato në kubikë ose në feta dhe i vendosim në ujë me limon, ose lyejmë vetëm sipërfaqen e pjeshkës pa prerë.

Mbushim kavanozët me pjeshkët e prera dhe i ngjeshim që të mos lëmë hapësira bosh.

Mbushim kavanozim me shurupine ftohtë ( mbushjta të jetë mbi pjeshkë). Vendosim kapakun, mbështjellim kavanozin me një picetë dhe e vendosim në tenxhere. Kështu veprojmë me të gjithë kavanozët që kemi mbushur . Mbulojmë ato me ujë në tenxhere dhe i vendosim në zjarr për të zier. Nga momenti i zierjes do ti lëmë për 20 minuta. Largojmë tenxheren dhe e lëmë të ftohet. Kështu kompostot mund ti konsumojmë deri sat ë dalin në treg pjeshkët e freskëta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria