Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Tavë me pestil dhe Hallvë me qumësht

Përbërësit:

800 gr mish dashi ose viçi

2 kokrra qepë

1 copë pestil

4 lugë gjelle vaj ulliri (50 ml)

30 gr oriz (gjysëm i zier)

1 lugë çaji piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën hollë në kubikë të imët. Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet dhe të mos ketë lagështirë.

Shtojmë mishin të prerë në copa dhe vazhdojmë ti kaurdisim së bashku deri sa qepa dhe mishi të marrin pak ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë 1 copë pestil , afërsisht sa pëllëmba e dorës, e copëtojmë në copa të vogla dhe e vendosim në ujë të ngrohtë për ta zbutur. (mund ta vendosim për tu zier edhe në zjarr me 1 gotë ujë).

Në tiganin që kaurdiset qepa me mishin shtojmë pak kripë dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë. Ndërkohë pasi pestili të jetë zbutur(tretur), e shtojmë me gjithë lëng në tiganin me mish e piper të zi. E lëmë të ziejë mishi me pestilin për 10 minuta në temperaturë mesatare. Transferojmë mishin me lëng në një tavë balte. Shtojmë dhe 2 lugë gjelle oriz (gjysëm të zier). E përziejmë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

1539777253_RREZEDIELLIDIREKTNESTUDIO.06462308.Still238.jpg

Receta e dytë :Hallvë me qumësht  

Përbërësit:

1 filxhan gjalp

½ filxhan vaj bimor

3 filxhan miell

2 filxhan sheqer

1 filxhan ujë

3 filxhanë qumësht

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin , shtojmë vajin dhe miellin dhe e kaurdisim miellin deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë ujin , 3 filxhan qumësht dhe trazojmë brumin e formuar. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa brumi të shkëputet nga luga. Lështu vazhdojmë dhe 5-7 minuta deri sa hallva të jetë pjekur mirë.  E shërbejmë lugë lugë në pjatë duke e shoqëruar me arra.

1539777201_RREZEDIELLIDIREKTNESTUDIO.06461821.Still234.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum