Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Pite me patate pa petë dhe Supë me pulë e trahana

Përbërësit:

900gr-1kg patate

1 kokërr qepë

150 gr proshutë FIX

2 speca me ngjyrë

100 gr djath dele

4 lugë gjelle miell

3 kokrra vezë

50 ml qumësht

80 gr djath pice

Rigon

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën shumë hollë dhe e kaurdisim atë me 1 lugë gjelle vaj deri sa ajo të bëhet transparente. Patatet i qërojmë dhe i grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes.

Bashkojmë në një tas patatet në rende, qepën , pak kripë e piper të zi, rigon, miëll, vezët e rrahura dhe i trazojmë mirë duke shtuar dhe hjysmën e proshutës së prerë në kubikë të vegjël. Më pas vazhdojmë ti trazojmë mirë të gjitha së bashku.

Në një tepsi keku shtojmë letër pjekje, largojmë anët me yndyrë dhe shtrojmë masën e përgatitur me patate.

Lajmë , pastrojmë specat dhe i presim në kubikë të vegjël. I shpërndajmë specat mbi  bazën e pites me patate. Presim në kubikë edhe djathin dhe e shpërndajmë mbi speca ( por mund të vendosni dhe gjysmën brenda në krem nëse dëshironi). Në fund mbulojmë specat dhe djathin e bardhë me pak djath pice. Vendosim tavën në furrë në temperayurën 200ºC për 30-35 minuta.

Receta e dytë: Supë me pulë dhe trahana

Përbërësit:

300 gr mish pule

2 domate

2 karrota

2 lugë gjelle majdanoz

3 lugë gjelle trahana

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës dhe e vendosim në tenxhere me 1,2 litër ujë e pak kripë dhe e lëmë të valojë. Brenda në tenxhere vendosim dhe 2 domate të qëruara nga lëkura e të paprera.

Pasi mishi të jetë zier, e largojmë nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Domatet i nxjerrim dhe i vëmë në mikserin e qepës për ti kthyer në pure.

Kullojmë lëngun e pulës dhe e vendosim përsëri në tenxhere. Shtojmë purenë e domates ,mishin e pulës të copëtuarë në pjesë të vogla dhe karrotat e prerë në kubikë.

Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 3 minuta.

3 lugë gjelle trahana e hollojmë me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në supë duke e trazuar ngadalë. E lëmë supën të ziejë për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë