POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe Ëmbëlsirë e ftohtë me pjeshkë

Receta e parë : Qofte të mbështjella me patëllxhan

Përbërësit :

4 – 5 patëllxhanë

500 gr mish të grirë

1 qepë ( në rende)

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle peksimadhe

300 gr pure domate

2 domate

2 lugë gjelle majdanoz i thatë

Rigon + nenexhik

2 lugë kafe piper i kuq

Kripë e piper i zi

Përgatitja :

Lajmë , pastrojmë patëllxhanët dhe i presim ato në feta 0,5 cm. i vendosim në ujë me kripë për 20 minuta dhe pasi i thajmë, i kalojmë në zgarë.

Në një tas përgatisim brumin e qofteve me mish të grirë, qepë, vezë , peksimadhe , kripë, piper, piper të kuq, majdanoz, rigon e nenexhik. Punojmë brumin mirë dhe  formojmë qoftet mesatare. Pasi të kalojmë në një skuqje shumë të lehtë,mbështjellim  qoftet me fetat e patëllxhanit. Vendosim 2 feta patëllxhanë në formë kryqi në qendër të tyre . Aty ku bashkohen fetat e patëllxhanit, vendosim një qofte dhe mbështjellim qoften fillimisht në fetën që kemi vendosur në fillim, e më pas me fetën e patëllxhanit të dytë ,bështjellja bëhet si bohçe . për ti fiksuar lart vendosim një fetë domate rrumbullake dhe një copë spec të cilat i fiksojmë me një stikadent.

Në të njëjtën mënyrë mbështjellim të gjitha qoftet dhe i vendosim në një tavë.

Në një tigan salce grijmë hollë gjysmën e një qepe të vogël , 2 thelpinj hudhër, 300 gr pure domate , kripë e pak sheqer. E lëmë salcën të ziejë dhe e shtrojmë në tepsi . Vendosim  tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Receta e dytë : Ëmbëlsirë e ftohtë me pjeshkë

600 gr komposto pjeshke

250 gr mascarpone

150 gr pana ëmbëlsire

100 gr biskotë pa yndyrë

4 lugë gjelle sheqer

1 bustinë sheqer vanilje

2 lugë gjelle bajame

1 lugë kafe gjalp

Përgatitja : 

Fillimisht në një tigan shkrijmë gjalpinme 2 lugë gjelle sheqer , biskota të thërrmuara, bajame të thërrmuara dhe i kaurdisim deri sa ato të kaurdisen dhe të marrin ngjyrë të kuqerremtë.

Rrahim panën e ëmbëlsirës deri sa të ngurtësohet.

Bashkojmë në një tas mascarpone, 2 lugë gjelle , sheqer vanilje, salcë kosi dhe i përziejmë mirë sëbashku me rrahëse elektrike . Hedhim panën dhe përsëri i përziejmë mirë.

Pjeshkat i largojmë nga lëngu dhe i kthejmë në pure me ndihmën e një blender.

Ëmbëlsirën mund ta vendosim në tasa ose nëpër gota.

Vendosim kremin në një xhep pastiçerie. Fillimisht vendosim në gotë kremin dhe shtojmë në secilën gotë nga 1 lugë biskota të karamelizuara bashkë me purene e pjeshkës e kremin dhe i spërkasim me biskota.

Vendosim nga një fetë pjeshkë ose  një gjethe nenexhik. Vendosim gotat në frigorifer dhe i lëmë në fresk për 2 orë.

Ju bëftë mirë!

a.ko./b.ha.
Komento