Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Tavë me lëng të bardhë dhe Supë vjeshte me qiqra

Përbërësit:

1 rosë ose pulë

1 kokërr qepë

3 kokrra vezë

4-5 lugë gjelle miell

2-3 lugë gjelle oriz

1 lugë çaji piper i kuq

Pak salcë domate

2 lugë gjelle lëng limoni ose limontoz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi   

Përgatitja:

Lajmë e pastrojmë rosën ose pulën dhe e presim në copa. E vendosim në një tenxhere dhe e kaurdisim pak me gjalpë sa të kapet mishi dhe më pas e mbulojmë me ujë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta.

Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepën deri sa ajo të bëhet transparente, shtojmë në të pak piper të kuq, pak salcë dhe pasi e shuajmë  me pak lëng pule , i japim një valë. Më pas e shtojmë qepën tek pula së bashku me pak oriz dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta së bashku me pulën.

Në një tas thyejmë 3 kokrra vezë , i përziejmë mirë dhe shtojmë miellin duke e trazuar mirë së bashku me vezën. E hollojmë dhe me 1 gotë ujë të ftohtë dhe vazhdojmë trazimin.

Largojmë pulën nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë lëng limoni ose pak limontoz për t’i dhënë një shije pak më të thartë.

Vendosim copat e mishit në një tepsi. Bashkojmë vezët e rrahura me miellin me lëngun e pulës dhe i trazojmë deri sa lëngu të trashet. Shtojmë lëngun mbi copat e mishit në tepsi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta.

Receta e dytë: Supë vjeshte

 Përbërësit:

300-400 fileto pule

400 gr pure domate

2 karrota

200 gr patate

2 speca te kuq

4 qepë të njoma

200 gr qiqra

1 majë luge piper djegës

1 lugë çaji sheqer

2 lugë gjelle lëng limoni

Vaj ulliri ose gjalpë

Majdanoz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja :

Në  një tenxhere shkrijmë 2 lugë gjalpë dhe menjëherë kaurdisim fileton e pules të prerë në kubikë mesatarë. I skuqim pak të zverdhen lehtë dhe më pas shtojmë  purenë e domates dhe e lëmë të marrë një valë.

Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël, i shtojmë të gjitha sicc janë në tenxhere, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Në 5-minutëshin e fundit shtojmë qiqrat dhe majdnozin dhe e servirim supën të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund