POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

U arratis nga spitali vetëm me mbathje, dënohet me 5 vite burg shqiptari në Itali

Mariglen Cybi, shqiptari që u arratis nga spitali, i dënuar në Itali për vjedhje

Shqiptari që u bë i famshëm për mediat italiane në gusht të vitit 2017, pasi u arratis nga spitali vetëm me mbathje, për t’i shpëtuar policisë, është dënuar nga gjykata italiane me 5 vite burg për grabitje me dhunë.

Mariglen Cybi, i njohur ndryshe si Davide De Gaetano, është dënuar nga Gjykata e Chietit në Itali, ndërkohë që gjykata vendosi ta dënonte me 1 vit burg më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria.

Cybi u arratis më 5 gusht 2015 nga spitali i Chietit, pas iu tha policëve se i duhej të shkonte në tualet. Më pas ai arriti të hiqte prangat dhe nga dhoma e spitalit ka qëlluar policët e u arratis vetëm me mbathje. Cybi u arrestua nga policia pas arratisjes pak javë më parë, në muajin qershor të këtij viti.

Cybi ishte arrestuar nga policia italiane herën e parë, për grabitje e rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendit. Cybi tentoi të vidhte një makinë, ndërkohë që vetë po udhëtonte në një “Audi A6”, që ishte dhe ajo e vjedhur.

f.g.
Komento