Pronari i dënuar për trafik droge në Itali, digjet servisi me jaht dhe makina luksoze në Elbasan (VIDEO)

ELBASAN- Një zjarr ka rënë gjatë natës në servisin e Elton Kilës, në lagjen "Skënderbej" në qytetin e Elbasanit duke djegur 10 makina luksoze, mes tyre edhe një Ferrari dhe një jaht. 

Pas shuarjes së flakëve në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë filluar punën për zbulimin e shkakut të zjarrit. Pas hetimeve paraprake, policia bën me dije se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Autorët dyshohet se kanë hyrë nga një dritare në pjesën e pasme të servisit.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se brenda në servis ndodheshin rreth 10 makina, mes tyre një Ferrari edhe një jaht. Të njëjtat burime thonë se të gjithë mjetet në servis kapin shumën e 350 mijë eurove. 

Makinat e djegura brenda servisit të Elton Kilës

Një nga makinat e djegura brenda servisit të Elton Kilës

Elton Kila, u ndalua pak ditë më parë për shkak të një urdhër arresti ndërkombëtar që ishte lëshuar ndaj tij nga Italia. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.

Shqiptarja.com ka mësuar se Kila është pronar i një jahti luksoz, një makine Ferrari dhe mjeteve të tjera të luksit.

Elton Kila

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Gjatë natës në lagjen "Skënderbej", Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Elton Kila

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 23/10/2018 16:04

    I ka djegur vete qe mos t`ia sekuestrojne!!

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 23/10/2018 10:43

    Ti gezoje pasurite e vene

    Përgjigju
  • Fatosi: 23/10/2018 08:40

    Drog drog shum shum drog sa drog sa drog Hehehehe Droge do hame dhe doren sdo ja shtrijme kurkujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës