U arrestua për 2.4 ton kanabis, ndërron jetë në QSUT, shoferi i kamionit Demo Progonati, avokati: E vranë
Ndërron jetë Demo Progonati 46-vjeç. Ai u arrestua në datë 15 janar 2017, ndërsa akuzohej për trafikun e 2.4 ton kanabis drejt Italisë. Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017.
Ka ndërruar jetë në QSUT 46-vjeçari Demo Progonati, i arrestuar në datë 15 janar 2017 nën akuzën e trafikut të 2.4 ton kanabis drejt Italisë. Progonati u arrestua nga policinë e shtetit në Durrës në 2017 teksa drejtonte kamionin që po transportonte kanabisin.
Mësohet se Progonati ka ndërruar jetë në QSUT në muajin qershor por lajmi është bërë publik vetëm sot. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Progonati ka ndërruar ketë pasi ishte i infektuar me virusin HIV-AIDS, gjë që është bërë pengesë edhe për zhvillimin e gjyqit në ngarkim të tij dhe të arrestuarve të tjerë.
Por avokati i tij, Roland Islami ngre pikëpyetje për këtë vdekje të mbuluar me mister. Avokati ka bërë një kallëzim në Prokurori për vdekjen e klientit ndaj drejtorisë së Burgjeve dhe ekspertit mjeko ligjor. Ata janë paditur për ekspertizë të rremë, shpërdorim detyre dhe mos dhënie e ndihmës për klientin e tyre.
Avokati e cilësoi si vrasje, vdekjen e klientit të tij, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen. Gjykata ka pushuar hetimet për Progonatin, ndërsa vijon procesi për të akuzuarit e tjerë nga drejtësia si grup i strukturuar kriminal.
Veç trafikantëve të drogës, gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës dhe Ankona në pranga ranë dhe tashmë janë në gjykim edhe tre punonjës të portit të Durrësit, Agron Kapllani, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, Gëzim Dervishi, ish specialist në trajtimin e qenve, Altin Katundi, ish-agjenti doganor dhe doganieri Mikail Hila.
Për zbardhjen e mënyrës se si funksiononte ky grup kriminal, policia ka siguruar edhe dëshminë e një prej të arrestuarve, Aurel Lazaj, i cili ka vendosur të bashkëpunoj me drejtësinë.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1746
Lajme të tjera
-
Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë
24 Prill, 20:16
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Gjyqtarja Ardiana Bera jep shpjegime për bilancet negative dhe vendimin për 21 janarin
24 Prill, 20:09
-
Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
24 Prill, 20:03
-
Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit
24 Prill, 19:54
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë
24 Prill, 19:44
-
Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë të tjerë
24 Prill, 19:42
-
Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt
24 Prill, 19:30
-
Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota
24 Prill, 19:03
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
Presidenti Biden nënshkruan ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24 Prill, 18:50
-
'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal
24 Prill, 18:36
Praktikisht vrasje eshte. Zhdukje e deshmitareve qe mund te pendohen dhe flasin. Te prekurit nga HIV nuk sherohen por ama nen terapi mjeksore rrojne gjate.
Përgjigju