U arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe narkotrafik, lirohet biznesmeni Sallaku dhe 2 nga 3 vëllezërit e tij

U arrestuan për armëmbajtje pa leje dhe narkotrafik, lirohet biznesmeni Sallaku dhe 2 nga 3 vëllezërit e tij

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, janë liruar këtë të enjte nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet brenda nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Lirimi i tyre është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat nuk japin detaje për vendimin e marrë nga Gjykata

Vëllezërve Sallaku iu gjend dje në një vilë në liqenin Iseo që rezulton në pronësi të tyre, 3 pistoleta me municione. Ka qenë pikëisht gjetja e këtyre armëve që ka dërguar në burg vëllezërit Sallaku, të cilët dyshohen edhe si pjesëtarë të organizatës së shkatërruar ditën e djeshme që shpërndante drogë nga provinca e Parmës dhe Bergamos drejt Breshës. 

Gëzim Sallaku, pronari i kulbit të futbollit “Darfo Boario”, është hetuar edhe më parë nga drejtësia italiane për evasion fiskal si dhe për fshehje të të ardhurash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit