U dënua për korrupsion, por Apeli e shpalli të pafajshëm, ish-kreu i Burgjeve kërkon dëmshpërblim

U dënua për korrupsion, por Apeli e shpalli të pafajshëm, ish-kreu i Burgjeve kërkon dëmshpërblim

Artur Zoto

Ish-Kreu i Burgjeve Artur Zoto ka depozituar një padi civile në gjykatë duke kërkuar dëmshpërblim për kohën që qëndroi në qeli nga 21 shkurti 2017 deri në 19 shtator të këtij viti kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda (lexo këtu).

Por si u prangos Artur Zoto? Ishte dëshmia e vartësit të tij Iliaz Labi ish numri dy i burgjeve që dërgoi në arrestimin e Zotos dhe të disa biznesmenëve të dyshuar për korrupsion. Labi deklaroi para prokurores Elisabeta Imeraj se ai kishte marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurruese duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto.

Këtë qëndrim Labi e mbajti dhe gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, por gjithçka e konsideruar si provë dhe dëshmi u rrëzua nga Apeli i Krimeve të Rënda, pasi shkalla e parë e dënoi me 5 vite burg. Me burg u dënua dhe Iliaz Labi po për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë 3 vite që ai duhet të kalonte në qeli u konvertuan në shërbim prove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 17/12/2018 10:16

    Artur Zoto eshte modeli i zyrtarit te shtetit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria