U filmua duke sharë dhe kërcënuar policët, Elmaz Haruni humb zgjedhjet për kryetar PD-je në Gramsh

U filmua duke sharë dhe kërcënuar policët, Elmaz Haruni humb zgjedhjet për kryetar PD-je në Gramsh

Elmas Haruni, ish-kryetar i PD në Gramsh sherrit me policët

GRAMSH - Elmaz Haruni u bë i njohur pasi në korrik të këtij viti u filmua duke sharë dhe fyer efektivët e një partulle të policisë rrugore në qytetin e Gramshit. Policia kishte ndaluar automjetin ku ndodhej kryetari i atëhershëm i degës së PD në Gramsh, pasi drejtuesi ishte në gjendje të dehur. Haruni shpërthen në të shara dhe kërcënime ndaj policëve të cilët nuk e linin atë të dilte nga automjeti i ndaluar. Ai i quajti ata këlyshë të Fatmir Xhafajt, ndërsa i paralajmëronte se do merrej shumë shpejt me ta...

Sot, 5 muaj pasi ai mori "famën", Elmaz Haruni ka humbur zgjedhjet për një mandat të dytë në krye të demokratëve të Gramshit. Në këto zgjedhje Haruni ka kandiduar përballë Kodhel Çalës i cili edhe ka rezultuar fitues pas numërimit të votave të anëtarëve demokratë që morën pjesë në këtë proces. Çala mori 96 vota kundër 62 të Harunit, ndërsa 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme. 

Elmaz Haruni, Luçiano Boçi dhe Kodhel Çala, kreu i ri i PD në Gramsh

Elmaz Haruni drejtoi për katër vite degën e PD në Gramsh. Në dy zgjedhjet e fundit në Gramsh, ato lokale të 2015 dhe parlamentaret e 2017, PD ka pësuar rënie të konsiderueshme në vota.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 26/11/2018 14:28

    bah bah nuk kam pare ne jeten time fytyre me te shpifur se eketij monstres se Gramshit Elmaz Hamutit

    Përgjigju
  • Fraiku: 26/11/2018 13:33

    Yyyyyyyy me iku truri hahahaha Luli heq kete debilin dhe Dashon e Lazaratit ne PD.

    Përgjigju
  • Bobo: 26/11/2018 13:29

    Ka mbytur injoranca pdn ne gramsh. Po pak te rinj ka qe jane dipplomuar vitet e fundit qe ti japin fryme te re. Po leshte merrni ne gramsh me keta tipa

    Përgjigju
  • raul: 26/11/2018 12:21

    ate monster mund ta pranoje ne radhet e saj vetem partia nacional-socialiste e Adolf Hitlerit

    Përgjigju
  • Lexues: 26/11/2018 10:43

    Po shkon me lsi ose ps ai..te gjitha partite legena duan

    Përgjigju
  • robi: 26/11/2018 10:10

    Ky eshte nje lajm i mire , se me ne fund njeriu me i peshtire qe per fatin e keq te arsimit shqiptar jep mesim ne shkollat e Gramshit nuk perfaqeson me demokratet e Gramshit por shkoi ne koshin e plehrave ku e ka vendin kjo qe fyeu rende shtetin shqipar dhe policine e shtetti,,,,,

    Përgjigju
  • zyko: 26/11/2018 08:51

    bravo kodheli emeriton

    Përgjigju
  • Populli: 25/11/2018 17:52

    Po cfar behet keshtu?gjith kjo koke kaq e madhe te shkoje dem?!-ishte intelektual I pregatitur ta haje djalli?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës