U filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur, pranga dy 'skifterëve' shqiptarë në Itali

U filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur, pranga dy 'skifterëve' shqiptarë në Itali

Foto ilustruese

ITALI- Një vjedhje e kryer me datë 18 tetor në Madonna del Bosco ka çuar në pranga dy shqiptarë në Itali.

Dy shqiptarët e identifikuar si A.P. 33 vjeç dhe E.P, 29 vjeç, grabitën tre telefona, bizhuteri dhe një shumë të konsiderushme në banesë, e cila në momentin e ngjarjes ishte bosh.

Ata u zbuluan nga kamerat e sigurisë, që pronari kishte instaluar në banesë pasi kishin hyrë në shtëpi të pa maskuar. Policia nisi menjëherë hetimet pasi mori pamjet, duke identifikuar dhe arrestuar autorët.

Pasi u ndaluan dhe u ballafaquan me provat, shqiptarët pranuan grabitjen, ndërkohë që autoritetet italiane dyshojnë se janë të përfshirë edhe në grabitje të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sto: 02/12/2018 11:53

    Duke i quajtur keta "skiftera" ta dini qe eshte ofendim per skifterat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike