Kërkoi strehë në kishë por nuk iu pranua, identifikohet shqiptari që u gjet i pajetë nga i ftohti në Itali

Kërkoi strehë në kishë por nuk iu pranua, identifikohet shqiptari që u gjet i pajetë nga i ftohti në Itali

Pamje nga vendngjarja

Një shqiptar i pastrehë u gjet i vdekur mëngjesin e ditës së djeshshmë në stolin e një parku në zonën e Milanos, në Itali. Mediat italiane raportojnë se policia e ka identifikuar trupin e viktimës dhe ai i përket shqiptarit, Ardjan Sulo, 47 vjeç.

Bëhet e ditur se 47-vjeçari Ardjan Sulo ishte i njohur për komunitetin e zonës si një i pastrehë dhe lëvizte gjatë gjithë kohës më një karrocë.

Mësohet se gjatë natës së ngjarjes shqiptari u gjet i vdekur i shtrirë në një nga stolat e parkut ndërsa më herët kishte kërkuar strehë edhe në një prej famullive të zonës.

Ndërkohë mediat bëjnë të ditur se dyshimet praprake të policisë janë se 47-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta. Ende nuk janë të qarta arsyet por pritet që trupi t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e humbjes së jetës së tij.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 19/11/2018 18:08

    Un katolik jam po priftrinjt i madhkoft zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë