U kap me 38 kg kokainë me vlerë 3 mln sterlina, 7 vite burg shqiptarit në Angli (EMRI)

U kap me 38 kg kokainë me vlerë 3 mln sterlina, 7 vite burg shqiptarit në Angli (EMRI)

Andrew Knox dhe Ervis Zylfi

Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij anglez, janë dënuar në total me 17 vite e 6 muaj burg si të përfshirë në trafikun e kokainës në Londër.

Ervis Zylfi, 24 vjeç banues në veri të Londrës, u dënua me 7 vite e 6 muaj burg pasi pranoi akuzat, si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe pastrim parash.

Ndërsa anglezi Andrew Knox, 46 vjeç do të dënohej me 10 vite burg.

Andrew Knox

Ata u arrestuan gjatë një operacioni policor organizuar komanda e krimeve serioze në policinë metropolitane të Londrës, në zonën Enfield në veri të kryeqytetit britanik me 3 Korrik 2018 tek sap o ndodhte shkëmbimi kokainës.

Momenti që Ervis Zylfi hapi bagazhin e makinës dhe po nxirrte sasisë e kokainës, për t'ia dhënë Andrew Knox u gjetën të rrethuar nga oficerët e policisë të cilët i kishin nën survejim dhe i arrestuan.

Ervis Zylfi

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 38 kile kokaine dhe disa telefona celularë.

Policia thotë se kjo sasi kokaine nëse shitej në rrugë kapte vlerën e 3 milion stërlina. Ndërkohë Ervis Zylfit iu gjetën edhe më pas sekuestruan edhe 35.000 stërlina cash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët