Policia i gjeti 45 kg kanabis në tokën e tij, arrestohet pas 5 muajsh 24-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Policia i gjeti 45 kg kanabis në tokën e tij, arrestohet pas 5 muajsh 24-vjeçari nga Vlora (EMRI)

Foto ilustruese

VLORE - Policia e Vlorës finalizon operacionin antidrogë, të koduar "On Escape". Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë arrestimin e Fjodor Islamajt, 21 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" Vlorë. 

Në kuadër të një proçedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni "On Escape" ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë poseduesi i 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen "24 Maji" Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal nr.275, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët