U kap nga Vettingu, hidhet shorti për trupën gjykuese ndaj prokurorit të '21 janarit'

U kap nga Vettingu, hidhet shorti për trupën gjykuese ndaj prokurorit të '21 janarit'

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për caktimin e trupit gjykues për rivlerësimin e prokurorit të Tiranës, Adriatik Cama.

Shorti vendosi që ndaj prokurorit të shkarkuar më 11 korrik, trupa gjykuese të kryesohet nga Ardian Hajdari, relatore:  Albana Shtylla dhe anëtarë: Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Sipas KPK-së, Adriatik Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ’21 Janari’ nuk justifikonte pasurinë, ishte i korruptuar dhe ishte vënë në presion nga struktura kriminale, pra ishte i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.  

Njoftimi i plotë i KPA-së:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 18/2018, datë 02.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama kundër vendimit nr. 35 datë 12.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adriatik Cama.

Sot, në datën 04.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore:  Albana Shtylla 

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet