U kapën duke shkëmbyer 200 kg kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg gjashtë të arrestuarit

U kapën duke shkëmbyer 200 kg kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg gjashtë të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit të cilët u kapën me momentin e shkëmbimit me 200 kg kanabis. Seanca u zhvillua për të gjithë njëherazi pa praninë e mediave dhe familjarëve.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar shpalljen e pavlefshem te arrestimit pasi sipas tyre mungon akti i ekspertizes se lendes se gjetur ndersa pergjimet nuk jane te mjaftueshme per t'i mbajtur ne burg. Vetë të pandehurit nuk kane folur por kanë lënë avokatet te bejne mbrojtjen.

Operacioni i koduar "WEST UNIVERS" u ndërmor pak pas mesnatës së 15 qershorit në Shkodër ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor.

Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.

Të arrestuarit janë:

– Ardit Sali Haxhagici, 34 vjeç, banues ne Shkoder

– Bardh Simon Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë

– Neritan Sulejman Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër

– Rezart Xhelal Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër

– Ramadan Mustafa Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

– Vilson Gjergj Ndoka (Nokaj), 26 vjeç banues në Lezhë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë F.M., 30 vjeç dhe S.N., 20 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale

-Një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike

-Dy pistoleta (armë zjarri)

-7 aparate telefonësh celularë

-Radio marrëse

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët