POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘U kry babush’, njihuni me shqiptaren që triumfoi në zgjedhjet në Belgjikë

Shqiptarja e parë që u bë pjesë e asamblesë së qytetit të Roeselare-s në Belgjikë, Deniza Miftari

Deniza Miftari është 23-vjeçarja shqiptare e cila ka arritur të fitojë zgjedhjet lokale në Belgjikë. Me origjinë nga Gjilani i Kosovës 23 vjeçarja, Miftari ka arritur të bëhet pjesë e asamblesë së qytetit të Roeselare-s në Belgjikë, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që merr pjesë dhe anëtarja më e re në moshë. 

Në një intervistë për gazetën Metro 23 vjeçarja rrëfen jetën e saj , pasionin për muzikën dhe sportin . Në prag të diplomimit për shkenca sociale , 23 vjeçarja po studion në fakultetin VIVES në Kortrijk, në Belgjikë, ku gjithashtu është kryetare e këshillit studentorë dhe anëtare e këshillit akademik dhe bordit të drejtorëve. Miftari ka emigruar në Belgjikë me familjen kur ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa përmes një statusi në rrjetin social facebook tregon se suksesin e saj ia dedikon të atit të saj te ndarë nga jeta .

Ajo rrëfen se ka qenë babai i saj, i cili nuk jeton më, që e dëshironte fort këtë ëndërr të realitet për të. “U kry, babush” shkruan mes të tjerash në facebook. 

Status i publikuar nga Deniza Miftari

“Dua t’a shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.  Deshira jote më e madhe ishte t’a përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithqka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë qe e kam për ty. Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjat fitores mbrëmë e di qe ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme.

U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qikia vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty. Faleminderit per dashurine tende dhe per besimin e pafund. Ti je frymemarrja ime dhe gjithmone do jesh arsyja qe do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj. 
Te dua. Te dua o jetë”
, shkruan Deniza në Facebook .

Të dielën, më 14 tetor në Belgjikë u mbajtën zgjedhjet lokale ku kandiduan edhe 57 belgo-shqiptarë . Mësohet se 10 prej tyre e fituan postin e këshilltarëve komunalë , krahasuar me vitin 2012 kur ishin vetëm 5 .

fl.mi./ke.mu.
Komento

Komente

  • Vladimir: 17/10/2018 23:03

    Urime Deniza! Ti je me te vertet burre shteti.

    Përgjigju