"Më ka vendosur një mur", babai i Meghan Markle tregon pse nuk i flet e bija

Meghan Markle dhe babai i saj

Thomas Markle ka folur edhe njëherë për marëdhënien me vajzën e tij, Meghan. Të shtunën Daily Mail publikoi një intervistë me babain e Dukeshës së Sussex, ku ai shpjegonte mungesën e komunikimit me vajzën.

Ai tha se për disa kohë është përpjekur të vihet në kontakt me të, por përpjekjet e tij kanë shkuar dëm dhe shtoi se “Meghan është atje ku është falë tij dhe pa mbështetjen e tij do të ishte asgjë”.

74-vjeçari u shpreh se jeta e tij është kthyer me kokë poshtë që kur Meghan u bashkua me Harryn. Ai tha: "Kam bërë dhjetëra përpjekje për të arritur të flas me vajzën time me anë të mesazheve dhe letrave, por ajo dhe Harry më kanë vendosur një mur ".

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët