Homazhet/ Mes lotëve i jepet lamtumira e fundit aktorit të humorit, Fadil Hasa (VIDEO-FOTO)

Mes dhimbjes dhe lotëve i jepet lamtumira e fundit aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa. Homazhet u zhvilluan në Teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, ku morën pjesë familjarë, të afërm, miq dhe kolegë të aktorit të njohur durrsak. 

Sot është një ditë e trishtuar për artin shqiptar, personalisht për mua si një admirues i Fadil Hasës që i vogël. Një nga njerëzit e pakët që në Shqipërinë e ditëve të errëta, dinte të sillte buzëqeshje dhe humor në shpirtrat dhe në shtëpitë e shqiptarëve”,  ishte mesazhi i Bashës pas homazheve.

Aktori i madh i humorit, Fadil Hasa, u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 78-vjeçare, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/07/2018 11:46

    Ngushellime familjes dhe miqve, i qofte dheu i lehte!

    Përgjigju
    • adrian bezhani: 17/07/2018 13:35

      lamtumir gjigsndi i HUMORIT

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot