POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

U nda pas 6 vitesh nga Bruna, modelja 20-vjeçare e dashura e re e Neymar? (FOTO)

Kampionati francez prej disa ditësh është ndërprerë dhe për Neymar ka qenë periudhë pushimesh. Braziliani është rikthyer në vendlindje, aty ku përveç disa ndeshjeve bamirësie po përflitet edhe për një lidhje dashurie.

26-vjeçari që prej muajit tetor nuk është më me Bruna Marquienze, modelen dhe aktoren braziliane që ishte I lidhur prej 6 vitesh.

Së fundmi futbollisti është bërë pjesë e thashethemeve që thonë se është në lidhje me Mari Tavarez, modelen 20-vjeçare braziliane. Dyshja është fotografuar së bashku në një ceromoni festive të organizuar për Krishtlindje.

Bukuroshja bombastike është një përdoruese aktive e Instagram-it, ku shpesh tregon format e saj mahnitëse dhe tatuazhet për 175.000 ndjekësit në këtë rrjet social. Për momentin ende asgjë nuk është zyrtare, por për mediat braziliane Tavarez mendohet të jetë e dashura e ardhshme e Neymar.

d.ba./r.k.
Komento