U plagos me armë në Cërrik, nuk kishte besim te mjekët, shqiptari dërgohet për mjekim në Itali

U plagos me armë në Cërrik, nuk kishte besim te mjekët, shqiptari dërgohet për mjekim në Itali

Foto ilustruese

Një shqiptar i cili u plagos me armë zjarri në zonën ku ai banonte në Cërrik, është transferuar në spitalin “Maurizio Bufalini” në Cesena. Ky transferim u bë nga të afërmit e të plagosurit pasi nuk u besonin spitaleve vendas.

Në departamentin e ortopedisë, tani po kujdesen për një thyerje që i riu ka pësuar në njërën gjymtyrë si pasojë e plagosjes. I plagosuri është një djalë i ri 20 vjeçar dhe banon zyrtarisht në fshatin Malasen, Cerrik. 20 vjeçari jetonte në Romagna prej kohësh por ishte kthyer në vendlindje për të takuar të afërmit e tij.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia shqiptare, djali ishte në një zonë që njihet me emrin ‘Kryqëzimi i Yllit’. Ai ishte me një mikun e tij në momentin që u përballën me një burrë të tretë, dhe më pas filloi përleshja.

Shqiptarin e shtruar në Romagna e kishin ngatërruar me vëllain e tij. Ai që erdhi për t’u ‘sqaruar’, në fakt kërkonte një nga të afërmit e tij. Pas përplasjes së dhunshme 20-vjeçari dhe një tjetër 22-vjeçar u plagosën rëndë para kokës. Ata i goditën me qytën e pistoletës si fillim dhe më pas i plagosën me plumba, me të njëjtën armë.

Policia, falë përshkrimit të tyre dhe një ndërhyrje të menjëhershme arriti të arrestonte autorin e sulmit. 20-vjeçari, më pas vendosi për t'u larguar nga vendlindja e tij, në të cilën ai nuk konsiderohet më i sigurt. Ai u transportua nga të afërmit në spitalin e Cesena dhe mbërriti në Bufalini të mërkurën.

Dëmtimet e tij u raportuan nga departamenti ortopedik tek autoritetet e policisë. Sulmuesi i tij është në qeli. 20 vjeçari do të qëndrojë në Romagna të paktën derisa të "detyrohet" të kthehet në Shqipëri për të dëshmuar në gjyq, si viktimë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri