POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

"I prodhon djalli”, vdes nga 'gripi i derrit' gazetarja që nuk pranoi të vaksinohej

Bre Payton, gazetarja amerikane

Bre Payton, gazetarja e re amerikane e televizionit Fox News dhe Fox Business Channel ka gjetur vdekjen pas kalimit të një sëmundje të rrezikshme në moshën 26 vjeç.

Vdekja e saj u konfirmua nga lajmet në internet, ndërsa mësohet se gazetarja e njohur 26-vjeçare punonte për revistën “The Federalist” si dhe me televizionin ‘FoxNews’.

Ndërkohë sipas "New York Times" mësohet se miku Payton Morgan Murtaugh e kishte kërkuar me rastin e festës së Krishtlindjeve ndërsa këngëtarja është  gjetur  pandjenja e dhomën e saj në të enjten e datës 27 dhjetor në mëngjes. Ajo vdiq në spital ku ajo u gjet të vuante nga gripi H1N1 dhe meningjiti. Në vitin 2011 gazetarja kishte shkruar në rrjetet sociale: “Vaksinat vijnë nga djalli” duke lene te kuptohet qe ajo ishte kundra tyre.

Payton filloi të shkruante për revistën The Federalist në prill të vitit 2015 e cila së fundi e kishte etiketuar gazetaren e njohur si një "yll në rritje”.

"Prej momentit që filluam të flasim kuptova se ajo ishte një yll i mundshëm", tha Ben Domenech, botuesi i revistës Federalistit, në një  artikull të shkruar asaj  shtunën.

ANdërkohë më  ndodhej në California, për të prezantuar një spektakël në ‘One America Neës Netëork’ dhe kishte lajmëruar ndjekësit e saj se do të ishte në televizion, por mëngjesin pasues u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të vështirësive të frymëmarrjes.

Virusi H1N1, i cili njihet si gripi i derrit, është i njohur në të gjithë botën, ku në vitin 2009, shkaktoi një epidemi në mbarë botën.

b.xh.
Komento

Komente

  • Toni: 06/01/2019 23:36

    Trushpelarja nuk eshte monopol vetem i ekstremisteve myslimane,ka trushpelarje edhe tek amerikanet e krishtere!

    Përgjigju
    • Olsi: 08/01/2019 14:55

      Ka dhe trushpelare qe nuk jane as te krishtere dhe as ekstrimiste myslimane dhe keta jane shumica.