U rrëmbye që në lindje, binjaku kërkon binjakun në ‘Pa gjurmë’: E ndjej që është gjallë, na ndihmoni të bashkohemi

Historia e një nënë zemërthyer vjen këtë mbrëmje në emisonin “Pa gjurmë’’, në kërkim të djalit te saj. Dy djemtë binjakë të Shaze Muçodemit kanë 40 vite që janë të destinuar të jenë larg njëri-tjetrit, që prej kur u lindën më 08 dhjetor të 1978 në spitalin e Tepelenës.

Mamia Fatmire ia sillte shpesh fëmijët nënë Shazes, për t’i ushqyer me gji, duke u kujdesur për ta, pasi nëna kishte pasur një lindje të vështirë. Edhe atë natë Shazes ia sollën si gjithmonë të dy fëmijët, Gentjanin dhe Ilirianin…

Pasi iu dha gji, Shazja pohon se dikush ia rrëmbeu fëmijët nga duart. Dhe ishte fati i Ilirjanit. Pas këtij episodi Shazes i bien te fikët.

“Po i jepja qumësht dhe ma morën djalin. Mendova që po bënin shaka. Nuk e pashë kush ma mori. Më qëlluan dhe pas shpatullave. Nuk dija kujt t’I thosha sepse nuk e kisha aty burrin dhe vjehrrën.  Më thanë që nuk keni pse i doni dy fëmijë,”- rrëfen Shazja. 

Pak ditë nga ngjarja një person vjen me një letër në dorë, futur në një zarf, ku shkruhej së foshnja ka vdekur dhe se nuk dihet ku mund të jetë varrosur.

Qëndroi 18 ditë në spital spese më thanë që ishin nën peshë. Por ata kishin peshë normale. Vajta në spital dhe më thanë që e kishin çuar në Korçë. Nuk vajta dot sepse punoja me turne në minierë. Kisha vajzën e madhe në shtëpi. Nuk kisha mundësi të shkoja. Ne në fshat na çuan një letër dhe na thanë që bebja vdiq.  Doja ta kërkoja por nuk mundja pasi nuk lëviznim dot prej punës.

Nuri Muçollari, babai i Ilirjanit

 

Erdhi telegram 5 ditë pasi kisha dalë: Bebja vdiq dhe e varrosëm këtu.

Shaze Muçollari, mamaja e Ilirjanit

Një fakt tjetër e kthen historinë në kohë, për dyshimet që kanë sot prindërit e Ilirianit. Kur djemtë linden, në një dhomë me Shazen ishte edhe një nënë tjetër me emrin Manushaqe. Ajo ishte nënë e 5 vajzave, ndërsa lindi dhe një vajzë tjetër, të cilën kishte frikë ta mbante për shkak se nuk i donte i shoqi. Sot, Shazja dyshon se djalin ia rrëmbyen për Manushaqen nga Tepelena, që ajo të shkonte në shtëpi më një djalë pas 5 vajzave. Ky dyshim vjen nisur edhe nga fakti se mamia me emrin Fatmire që u kujdes që herët për binjakët i ka pohuar Shazes se Ilirjani është gjallë.

Dëgjova një zë që tha: Si ta marr dhe të iki? Unë e di që ai është gjallë. Nuk ma heq njeri nga mendja. Mjekët më thoshin do të dalësh nga spitali kur të duam ne. Më thoshin do të dalësh kur t’i japësh partisë ushtarin,”-tha nëna e binjakëve.

Me anë të një lidhje me Skype, binjaku i Ilirjanit, Gentjani thotë se e ndjen që ai është ende gjallë. E ndjen si binjaku-binjakun...

E ndjej që ai është gjallë. Pres këtë ditë prej kohësh. Shpresoj që të bashkohen me të. E pres me padurim që të bashkohem me gjysmën time. Të gjithë ata që dijnë diçka të na thonë çfarë informacionesh kanë. Ta gjej vëllanë sa më shpejt aq më mirë.

Gentjan Muçollari, binjaku i Ilirjani

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën