POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

U shkarkua nga Rama, Gjykata e Korçës vendos masën 'detyrim paraqitje' për topografen e Hipotekës së Devollit (AKUZAT)

Gjykata e Korçës

KORÇË- Pas arrestit për korrupsion pasiv, Gjykata e Korçës ka liruar topografen e Hipotekës së Devollit, Valbona Beshi.

Edhe pse Prokuroria e Korçës ka kërkuar në seancë masën e arrestit me burg, e paditura Beshi nëpërmjet avokatit të saj ka kërkuar një masë më të butë sigurimi duke vendosur dhe një garanci pasurore prej 10 milion lekësh të vjetra.

Pas shqyrtimit të provave, Gjykata e Korçës ka vendosur lirimin e saj nga qelia duke caktuar masën e detyrim paraqitje. Njëherësh është vendosur dhe ngrirja në një llogari bankare të 10 milion lekëve të vëna si garanci pasurore nga Valbona Beshi.

Beshi akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës ka marrë në zyrën e saj shumën prej 200 mijë lekë të vjetra për regjistrimin e disa pronave.

Shkarkimi i Beshit nga detyra është bërë nga vetë kryeministri Edi Rama më 14 qershor bashkë me katër drejtorë të tjerë rajonal Hipotekash dhe dy të ALUIZNI-it. Në atë kohë burime për Shqiptarja.com bënë me dije se shkarkimi erdhi për shkak të mosrealizimit të planit dhe performancën e dobët të tyre.

ke.mu.
Komento