U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, KPA vendos datën e rivlerësimit për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, KPA vendos datën e rivlerësimit për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

TIRANË- Komisioni i Posatçëm i Apelit ka vendosur datën 24 për rivlerësimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj pas shkarkimit nga KPK më 3 maj.

Trupi gjykues do të kryesohet nga Ina Rama, me relator Ardian Hajdari dhe anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci dhe Natasha Mulaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin e Vettingut, pasi nuk justifikoi pasurinë.

KPK në seancën e parë arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikonte burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Njoftimi i plotë:

Ditën e mërkurë, datë 24.10.2018, ora 9.00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2018, datë 12.07.2018 për ankimin qësubjekti i rivlerësimit Altina Xhoxhaj ka bërë kundër vendimit nr.17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Ina Rama

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje