U shoqëruan pas protestës pro kuksianëve, kryetari i FRPD Shkodër: Nuk zmbrapsemi

U shoqëruan pas protestës pro kuksianëve, kryetari i FRPD Shkodër: Nuk zmbrapsemi

Protesta në Shkodër pro kuksianëve

Pak ditë më parë, tre përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Dega Shkodër, u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, të akuzuar për trazirat e shkaktuara në protestën e zhvilluar përgjatë gjyqit të kuksianëve në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Kryetari i FRPD Shkodër, Arvit Bushati, ka publikuar në rrjetet sociale edhe vendimin e Gjykatës së Shkodrës, ku akuzoheshin për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.

Në statusin e tij në Facebook, Arvit Bushati shprehet se vendimi dhe shpallja fajtor nuk do të ndikoj në zmbrapsjen nga rruga për të kërkuar të drejtat tona. Më konkretisht Bushati shkruan:

"Sot u shpall vendimi!!! Siç kemi qene ne kontakt edhe me pare ne lidhje me vendimin e gjykates se shkalles se pare Shkoder, i marre ne kurriz te te rinjve te FRPD Shkoder dhe posaçerisht ndaj meje, sot po bejme publik vendimin. Shpallja fajtor dhe denimi me 60.000 leke te reja nuk ka aspak ndikim ne qellimin e punes tone. As kjo forme dhe asnje lloj forme tjeter nuk do sherbejne qe ne te zmbrapsemi nga rruga dhe te drejtat tona”

Kryetari i FRPD Shkodër, Arvit Bushati



(Vendimi i gjykatës i publikuar nga kreu i FRPD Shkodër, Arvit Bushati)

Vendimi i plotë i gjykatës për Arvit Bushatin (klikoni që të hapet dosja)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0