U shpall njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos divorcohet nga gruaja e tij pas 25 vitesh martesë

U shpall njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos divorcohet nga gruaja e tij pas 25 vitesh martesë

Kreu i "Amazon" Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar se do të divorcohet nga gruaja e tij. “TMZ” shkruan se Jeff Bezos e ka dhënë këtë lajm me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Bezos dhe MacKenzie patën një martesë 25-vjeçare.

Ndjehemi jashtëzakonisht me fat që kemi njohur njëri tjetrin dhe jemi mirënjohës për vitet që kemi kaluar së bashku,”- është shprehur për mediat shefi i Amazon.

54-vjeçari dhe McKenzie kanë 4 fëmijë dhe pasuria e tyre do të ndahet në vlerat 50 me 50. Dyshja kanë në total 400,000 hektarë prona. Kreu i “Amazon” u shpall nga revista “Forbes” si njeriu më i pasur në botë në muajin korrik të vitit 2018, duke tejkaluar kështu edhe Bill Gates, me një vlerë pasurie prej 112 miliardë dollarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet