U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Doshi: Nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit

Deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, ndërsa pas daljes nga seanca e sotme plenare u shpreh se nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit.

Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del.

Tom Doshi

Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Në vendimin e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë". Deputetit Doshi, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Lulqim na çave trapin.: 19/04/2018 16:20

    Ok Tom. Me ty jam.Vetting per gjithe halet e politikes.

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 19/04/2018 14:19

    Tom, une mendoj 90%

    Përgjigju
  • shqiptar: 19/04/2018 13:57

    O Tom shko puno token se te ka ngel djerre se nuk je per kete pune ti shko o lumemadh c tu desh politika ty

    Përgjigju
  • Valiant: 19/04/2018 13:02

    Pa merak do bjme si do bejme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë