U shpall 'non grata' nga SHBA, Tom Doshi: Akuzat s'qëndrojnë, do i sqarojë gjykata

U shpall 'non grata' nga SHBA, Tom Doshi: Akuzat s'qëndrojnë, do i sqarojë gjykata

Tom Doshi, deputet i PSD

Tom Doshi ka reaguar për Report Tv pas njoftimit se SHBA i ndaloi atij dhe familjes hyrjen në territorin amerikan. Doshi mohon akuzat në adresë të tij për korrupsion madhor siç njoftonte DASH, ndërsa shton se është i hapur të hetohet. 

"Nuk kam asgjë të paligjshme. Jemi vend demokratik, të gjitha do të sqarohen. Para se të hyjë në politikë, kam qenë biznesmen. Nuk kam asgjë të paligjshme. Nuk kam lidhje me akuzën. Para se të hyja në politikë, kam qenë biznesmen. 

Jemi vend demokratik, të gjitha do të sqarohen. Bashkëshortja dhe fëmijët, shtetas australianë".

Tom Doshi, deputet i PSD

Më herët SHBA-të njoftuan se i kanë refuzuar vizën deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij të cilëve ju ndalohet hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, shkruan Zëri i Amerikës. Një vendim ky i prapritur nga Uashingtoni, pasi ndaj Doshit nuk ka akuza të artikuluara publikisht nga institucionet ligjzbatuese.

Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë". "Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik".

Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit

Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit