U sulmua për shqiponjën me Bushpepën, Eleni 'shuplakë' grekëve: Racistë, dikur më bëtë të ndjeja turp!

U sulmua për shqiponjën me Bushpepën, Eleni 'shuplakë' grekëve: Racistë, dikur më bëtë të ndjeja turp!

Ermal Meta, Eugent Bushpepa, Eleni Foureira

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj grekëve, pas ‘Eurovision 2018’, ku përfaqësoi Qipron. Eleni u sulmua për simbolin e shqiponjës që bëri me këngëtarin shqiptar, Eugent Bushpepa.

Në një prononcim për një televizion grek, këngëtarja që triumfoi në ‘Eurovision’, duke u renditur në vendin e dytë, ka thënë se është shokuar dhe lënduar shumë nga deklaratat e bëra kundër saj.

Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë

Eleni Foureira

Gjithashtu, një ndër gazetarët e televizionit, që ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i përjetoi shumë keq këto akuza dhe u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari.

Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi.

Gazetari grek

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin