U vetofrua për lirimin e pengut në Francë, ndërron jetë polici hero

U vetofrua për lirimin e pengut në Francë, ndërron jetë polici hero

Oficeri i policisë, Arnaud Beltrame, i cili ofroi veten e tij si peng gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë në Tebes, ka ndërruar jetë. 45 vjeçari u vetofruar si peng për të liruar një civil.  Polici ndihmoi që t'i jepej fund pengmarrjes, në të cilën humbën jetën 3 persona, por mbeti i plagosur gjatë një tentative për të neutralizuar autorin e pengmarrjes, 25- vjeçarin Redouane Lakdim, i cili ishte anëtar i organizatës terroriste të ISIS, e që ekzekutua nga policia.

Oficeri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte. Vdekjen e oficerit të policisë e ka njoftuar në Twitter ministri i Brendshëm francez, Gerard Collombo, i cilli ka shtuar se 45 vjeçari vdiqi për vendi e tij dhe Franca nuk do ta harrojë kurrë  heroizmin, trimërinë dhe sakrificën e tij.

Për ndarjen nga jeta të oficeri Arnaud Beltrame ka reaguar edhe Presidenti Francez, Emmanuel Marcon, i cili ka deklauar se 45- vjeçari ra si hero duke treguar një kurajo të madhe.

Gjatë pengmarrjes së djeshme në Francë, humbën jetën 3 persona, ndërkohë që  u plagosën 16 të tjerë, dy prej tyre rëndë. Pengmarrësi 25 vjeçar, mësohet se kishte kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, i cili konsiderohet si truri i sulmit terrorist të 13 nëntorit të 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Simi: 24/03/2018 16:06

    Heroi polic francez nga emri duket me origjine shqipetare ngushellime FAMILJES VERTET AKT HEROIK QE NUK E BEN CDO POLIC

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull