U zhduk pasi humbi 10 mijë euro në lloto, kosovari gjendet në rrugët e Ferizajt

U zhduk pasi humbi 10 mijë euro në lloto, kosovari gjendet në rrugët e Ferizajt

Policia e Kosovës

Ditë më parë, një person ishte raportuar i zhdukur nga Policia e Kosovës. Sot, përmes raportit policor, bën të ditur se ai është gjetur dje në Ferizaj. Për intervistim në polici, e kishin dërguar familjarët e tij.

Ai ka deklaruar se kishte luajtur në lojëra fati me ç’rast aty kishte humbur 10 mijë euro, dhe nga depresioni që kishte pësuar, ishte larguar nga shtëpia pa e ditur familjarët.

Viktima, thuhet në raport, ishte gjetur pa ndjenja nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?