U zhdukën në Dibër, dy vajzat gjenden në Tiranë, kryefamiljari: S’kishin lekë në xhep, dyshojmë se…

U zhdukën në Dibër, dy vajzat gjenden në Tiranë, kryefamiljari: S’kishin lekë në xhep, dyshojmë se…

Komisariati i Policisë në Dibër

Gjenden në Tiranë, dy vajzat 15 dhe 19-vjeçe, përkatësisht tezja dhe mbesa të denoncuara nga familjarët e tyre të zhdukura që prej 3 shtatorit. Aventura e tyre ka zgjatur tre ditë, por kryefamiljari Dalip. P i kontaktuar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv ka dyshime se vajzat mund t’i ketë ndihmuar një person i tretë për tu arratisur, me qëllim trafikimin e tyre.

Sipas tij, vajzat janë larguar ditën kur mbesa e familjes Xh.Sh 19 vjeçe nga Bulqiza kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e gjyshit. Ajo është ndalur të bisedojë me tezen e saj 15 vjeçaren A.P dhe pak minuta më vonë janë zhdukur.

Pas denoncimit në polici, kryefamiljari Dalip, P mësoi se vajza e tij dhe mbesa ndodheshin në Tiranë në shtëpinë e vajzës tjetër të tij. Në polici ato kanë thënë se kanë ikur me dëshirë, se nuk i ka nxitur askush. Vajzat janë shprehur se po të lajmëronin familjarët ata nuk do t’i lejonin të iknin në Tiranë.

Nga ana e tij kryefamiljari nga Dibra shprehet se si vajza e tij ashtu edhe mbesa nuk kishin lekë në xhep për tu larguar. Ai dyshon se ata janë marrë nga një person i tretë me qëllim trafikimin dhe kur çështja u mediatizua, i ka dorëzuar në Tiranë.

Duke qënë se vajzat ishin banore në fshatin Lishan i Poshtëm në Dibër, shumë afër me Maqedoninë, policia nisi kërkimet në shtetin fqinjë me qëllim gjetjen e tyre. Por nga Tirana erdhi lajmërimi që ato ishin gjetur shëndoshë e mirë.

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës

SHBA e BE dënojnë në bllok dhunën në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës