“Ua çfarë shqiponje”, Albana Osmani tregon si e gjeti të zhveshur Lorik Canën: Kishte hequr robëdishambërin dhe... (Video)

“Ua çfarë shqiponje”, Albana Osmani tregon si e gjeti të zhveshur Lorik Canën: Kishte hequr robëdishambërin dhe... (Video)

Ish-kapiteni kombëtar Lorik Cana dhe moderatorja Albana Osmani

Albana Osmani ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” dhe ka folur në lidhje me detaje të ndryshme nga jeta e saj, karrierën dhe projekte për të ardhmen. Moderatorja shqiptare rrëfeu edhe një episod mjaft të sikletshëm që i kishte ndodhur gjatë kohës kur intervistonte me robëdishambër personazhe të njohur nga bota e showbizit.

Bëhet fjalë për kohën kur Canës nuk i merrej vesh gjendja civile. U veshëm me robëdishambër dhe ishim buzë pishinës, e pyes për tatuazhet dhe Loriku zbërtheu robëdishambërin. Gjithë kamerat tek ai dhe unë thoja ‘uauaua çfarë shqiponje’.

Mbaruam punë me intervistën e Lorikut dhe po prisja të ndërrohej ai që të ndërrohesha dhe unë. Futem unë pas disa minutash me idenë që kishte mbaruar punë. Cana ishte hutuar me telefon, kishte hequr robëdishambërin dhe po rrinte në pozicionin ulur,”- tregoi Albana duke qeshur.

Osmani tha më pas se ishte hutuar shumë nga trupi i tij dhe kishte ngecur. “Unë isha këtu…uaaa ejj po sa fëmijë ishit ju?!”- e pyeta. Unë dola dhe e lashë të ndërrohej meqë s’kishte mbaruar ende punë dhe ai më thirri dhe më tha: “Po ju sa fëmijë jeni?!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Kosovës anulon vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës

Gjykata e Kosovës anulon vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës