Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit Bush

Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit Bush

Pergatitjet per ceremonine

Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush, i cili u nda nga jeta të premten në shtetin e tij të Teksasit në moshën 94-vjeçare. (Lexo ketu). Trupi i tij do të vendoset këtë javë në selinë e Kongresit. Ndërkaq, njerëz nga i gjithë vendi dhe bota vazhdojnë të përkujtojnë me nderim presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara.

George Herbert Walker Bush udhëhoqi vendin në periudhën e mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe ishte protagonist i një fitoreje vendimtare në luftën e Gjirit. Ai shërbeu si president, nënpresident, drejtor i CIA-s, ambasador, ligjvënës dhe pilot i Marinës. George H.W. Bush kujtohet me nderim nga të gjithë.

Donald Trump: "Ishte një njeri i shkëlqyer dhe do të na mungojë. Ai pati një jetë të plotë dhe shembullore."

Të njëjtat ndjenja shprehin edhe qytetarët e zakonshëm amerikanë.

"Ishte hero lufe, zotni dhe burrë shteti. I dashur nga të gjithë. Ai i bashkonte njerëzit. Më pëlqen fakti që Klintonët dhe Bushët u bënë miq të mirë dhe shpresoj të kemi më shumë njerëz si ai në të ardhmen".

Vizioni i tij, i shpallur në fushatën e suksesshme presidenciale të vitit 1988, për një "komb më të butë dhe më mirëdashës” është në kontrast të plotë me politikat e ashpra partiake që shihen sot apo me sulmet e pa filtruara që mbushin Twitterin.

Colin Powell, ish- shef i shtatmadhorisë: "Ishte një jetë me nder, jetë e një preokupimi të plotë për popullin amerikan ... Ai ishte një patriot, e tregoi këtë në luftë, e tregoi edhe në paqe".

"Ai arriti vërtet shumë dhe e bëri këtë me shumë mjeshtëri. Ai e njihte politikën e jashtme, e kuptonte mirë. Ai bëri që Lufta e Ftohtë të merrte fund në mënyrë paqësore.”

Edhe udhëheqësit e huaj po e nderojnë kujtimin e ish-presidentit George Herbert Walker Bush.

"Ai është ati, ose një nga etërit e bashkimit gjerman dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë."

Jo të gjithë e kujtojnë ish-presidentin me respekt. Të tillë janë për shembull disa irakianë, të cilët kujtojnë sesi vendi i tyre u dëbua nga Kuvajti në vitin 1991.

"Historia nuk do ta nderojë Bushin e Vjetër, sepse ai sulmoi një vend paqësor që nuk e sfidoi Amerikën. Sulmet ajrore ishin një turp dhe do të mbeten ajo që ai lë pas."

Tetë vjet pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, i biri George W. Bush, u bë president, duke e zgjeruar gjurmën e fortë të kësaj familjeje në Amerikë dhe në botë. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë