POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Uau! Kjo teori e errët për përrallën e Borëbardhës sapo na shkatërroi fëmijërinë

Borëbardha dhe 7 xhuxhat

Mjafton të përmendni emrin Borëbardha dhe direkt ju vjen në mendje përralla mjaft e dashur ëër fëmijët. Të gjithë jemi rritur me historinë  e vajzës me fat që humbet në pyll, gris fustanin, gjen 7 xhuxhë dhe bëhet shoqe me ta, pastaj ha një mollë të helmuar, vdes dhe vjen në jetë nga puthja e një princi.

Por asgjë nuk paska qenë e vërtetë! Sipas një teorie që po qarkullon në disa portale të huaja Borëbardha vdes. Është pikërisht puthja e princit që e çon në botën tjetër. Ai i jep asaj “puthjen e vdekjes” dhe më pas të dy largohen drejt parajsës.

Shpjegimi i plotë i torisë:

Princi mbërrin me një kalë të bardhë (ashtu siç vdekja është portretizuar shpesh, që ecën në kohë), i jep asaj puthjen e vdekjes për t’i marrë ‘frymën e jetës’. Më pas Borëbardha dhe Princi u thonë lamtumirë xhuxhëve, në vend që t’i marrin me vete, sespe ata po shkojnë në një vend ku personat e gjallë nuk mund të shkojnë. Më pas çifti niset drejt parajsës dhe në ekran shfaqen re në formën e një kështjelle, e rrethuar me dritë.

Si mendoni të jetë e vërtetë kjo teori?!

fl.mi.
Komento

Komente

  • Princi: 28/08/2018 05:14

    Borebardha perfaqeson te miren shtriga te keqen.xhuxhat edhe pse te vegjel perkrahesit e se mires.princi dashurine e cila nuk mund ta shkatarroje e keqa .edhe nese e keqa nderhyn brenda dashurise demi i saj eshte i perkoheshem.asgje smund ti ndaje ato qe duhen, as dhe gjumi litergjik sepse dashuria eshte me e gjalle se vdekja.

    Përgjigju
  • Lab: 27/08/2018 15:07

    Borebardha dhe 7 xhuxhat perfaqsojn kokainen dhe 7 efektet e saj me shume sesa nje prall fsheh shume gjera te tjera

    Përgjigju