Udhëtime të shpeshta në Turqi dhe Kinë, kush është biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për lidhje me Avdylajt

Udhëtime të shpeshta në Turqi dhe Kinë, kush është biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për lidhje me Avdylajt

Elis Bahushi, biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për lidhje me Avdylajt

Zbardhen detaje të reja për një nga 27 të arrestuarit për lidhje me grupin kriminal të Shijakut, Avdylaj dhe laboratorin e heroinës në Has. Elis Bahushi është biznesmeni nga Elbasani i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar nga operacioni i RENEA-s dhe FNSH-së, i shtrirë në të gjithë vendin. Report Tv ka mësuar se Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen "28 nëntori" dhe i disa dyqaneve në lagjen "Hekurudha". Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze. Mësohet gjithashtu se biznesmeni vizitonte vazhdimisht Kinën dhe Turqinë prej nga ku importonte lëndë të parë për prodhimin e veshjeve.

Enis Bahushi, biznesmeni nga Shijaku i arrestuar për lidhje me Avdylajt

Grupi i Shijakut, ku në prangat e policisë ranë vëllezërit Astrit dhe Jasin Avdyli, ishte grupi që kishte porositur heroninën e Hasit. Porositësit e heroinës me lëndë të parë turke dhe afganistanase që prodhohej në laboratorin e Hasit duket se ishin grupi kriminal Avdylaj në Shijak, të cilët po tentonin trafikimin e drogës së fortë në drejtim të Gjermanisë. Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë 'Orges Albania 2016' dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Lista e persona që kanë përfunduar pas hekurave është e gjatë dhe aty ndodhen anëtarë të 4 grupeve kriminale, me akuza që variojnë nga “trafiku i drogës” te “krijimi i organizatës kriminale” armëmbajtja pa leje” dhe deri te “tjetërsimi i pronave”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ministri: 22/10/2018 21:54

    Po ashtu edhe doli nga policia se lënda e parë vinte nga Turqia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg