Udhëzimi i Bashës: 23 nëntor- 2 dhjetor, PD në zgjedhje për kryetarët e degëve

Udhëzimi i Bashës: 23 nëntor- 2 dhjetor, PD në zgjedhje për kryetarët e degëve

Lulëzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike

Zgjedhjet për kryetarët e rinj lokal të degëve të Partisë Demokratike do të zhvillohen nga data 23 nëntor deri më 2 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur përmes një urdhri të firmosur këtë të martë nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në njoftimin e urdhrit thuhet se në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulëzim Basha i ka kërkuar grupit të Punës të organizojë zgjedhjet e mbështetjes për kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë: Listat e anëtarësisë; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

Bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar Basha ka kërkuar që krerët e Partisë Demokratike në rrethe të zgjidhen brenda dy javësh në mënyrë që t’i hapet rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe ngritjes së shtabeve elektorale për zgjedhjet lokale.

“Urdhëroj organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Urdhëri i kryetarit të PD, Lulzim Basha

Më 15 dhjetor Partia Demokratike pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të përmbyllur procesin e riorganizimit të saj. Procesi i ristrukturimit të saj nisi në fund të muajit shtator, ndërkohë që në të gjitha degët janë zhvillluar zgjedhje për seksione dhe grup seksionesh

Kujtojmë që disa muaj më parë u bënë ndryshimet statutore në Partinë Demokratike dhe pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar  nga ky forum do të dalë Këshilli i ri Kombëtar, i cili më pas do të zgjedhë  kryesine e PD, numrin 2 te Partisë, sekretarin e Përgjithshëm, sekretarin e Përgjithshëm organizativ dhe dy nënkryetaret e rinj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 21/11/2018 17:58

    Pd mbledh llumin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet