UEFA gjobit FSHF-në me 100 mijë euro, shkak klubi i Tiranës

Institucioni më i madh i futbollit në Europë, UEFA, ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 100 mijë euro për shkak se ka licensuar klubin e Tiranës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane të sezonit 2017-2018.

Sipas UEFA-së, FSHF në kundërshtim me rregullat e “Fair Play Finaciar”, ka licensuar Tiranën për të luajtur në eliminatoret e “Europa League”. Konkretisht bëhet fjalë për problemet financiare që klubi kryeqytetas ka trashëguar ndër vite, për të cilat sipas UEFA-s, FSHF ka mbyllur njërin sy.

Në vendimin e bërë publik evidentohet fakti që hetimi për këtë çështje ka nisur më 22 nëntor të vitit 2017. Ajo që e ka bërë edhe më të rëndë këtë shkelje, është se FSHF e ka pranuar se ka gabuar në licensimin e klubit të Tiranës. Për këtë arsye është arritur një marrëveshje mes palëve që do t’i heq FSHF-s mundësinë e një shpërblimi prej 100 mijë eurosh. Në rast se gjatë kohës që FSHF do të jetë në monitorim nga UEFA dhe nuk do të përmbush detyrimet, atëherë do t’i mbahet edhe 150 mijë euro të tjera.

Në sezonin 2017-2018 Tirana ra nga kategoria Superiore, por për shkak të fitimit të Kupës së Shqipërisë ata siguruan pjesmarrjen në eliminatoret e Europa League. Në raundin e parë ekipi bardhblu u eliminua nga ekipi I Makabi Tel Aviv, por pavarësisht këtij fakti ata përfituan 215 mijë euro, para të cilat më vonë u mbajtën nga UEFA.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit