UEFA rrit shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë Shqipëria

UEFA rrit shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë Shqipëria

Trofeu i Ligës së Kombeve

UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë shpërblimet për skuadrat pjesmarrëse të edicionit aktual të Ligën së Kombeve dhe këtu përfiton edhe Shqipëria. Ky modifikim nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian kap shifrën e një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit për 55 federatat pjesmarrëse.

Shuma maksimale që mund të përfitojë FSHF nga Liga e Kombeve është 2.25 mln euro por gjysmën e parave e ka tashmë të siguruar vetëm nga pjesmarrja. Kështu vetëm pjesmarrja në fazën e grupeve për Ligën A bën që skuadra apo federata respektive të përfitojë 2.25 mln euro ato të ligës B 1.5 mln euro ato të ligës C 1.125 mln euro dhe ato të Ligës D 750 mijë euro.

Pra Shqipëria, në këtë rast FSHF vetëm nga pjesmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve arkëton automatikisht 1 milion e 125 mijë euro. Por shpërblimet e UEFA-s nuk ndalen me kaq. Nëse Shqipëria do të përfundojë e para në grupin e saj përpara Izraelit dhe Skocisë do të përfitojë edhe 1.125 mln euro të tjera dhe në total FSHF nëse Kombëtarja shpallet fituese e grupit të parë të Ligës C do të arkëtojë 2.25 mln euro. 

Maksimumi i shumës që mund të përfitojnë skuadrat e Ligës A është 4.5 mln euro , 3 mln euro mund të arkëtojnë ato të Ligës B. 2.25 mln euro është shpërblimi maksimal që mund të marrin skuadrat e Ligës C dhe 1.5 mln euro skuadrat e Ligës D.

Por katër skuadrat fituese të Ligës A do të përballen me njëra-tjetrën në qershor të vitit 2019 për të shpallur fituesen e Ligës së Kombeve dhe në total fituesja e kompeticionit do të përfitojë 10.5 mln euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë