Ujërat e zeza ‘pushtojnë’ lumin Osum në Berat, banorët: Era e keqe ndihet kudo, bashkia nuk merr masa
Ulja e prurjeve në lumin Osum ka nxjerrë në pah edhe ndotjen e madhe që ndodh në këtë lum. Mbetje të shumta dhe ujërat e zeza tanimë e kanë pushtuar të gjithë rrjedhën e Osumit. Banorët thonë se situata është shumë problematike,
Rënia e prurjeve të lumit gjatë stinës së verës nxjerrë në pah edhe më shumë ndotjen e Osumit, i cili përshkon përmes qytetin muze të Beratit. Mes ujërave të zeza në shumë pika, mbetje të çfarëdoshme, papastërti dhe erë e keqe që ndihet kudo, e bëjnë Osumin lumin që lundon në ndotje.
Ndonëse, këtë vit reshjet e shiut nuk kanë munguar dhe gjatë stinës së verës, në këto ditë të fundit të gushtit tepër të nxehta ajo që bie në sy sa herë kalon në krah të Osumit janë derdhjet e ujrave të zeza.
Të vetmit që qëndrojnë më pranë lumit janë peshkatarët, të cilët si njohës të mirë të problematikave mjedisore shprehen se së fundmi Osumi në dy brigjet e tij përdoret dhe për kryerjen e nevojave personale, gjë e cila e shton shqetësimin e ndotjes. Sëbashku me ankesat e peshkatarëve bashkon dhe qytetarët e Beratit, të cilët nuk e shohim më lumin si dhuratë të natyrës, por si një kanal ujërash të zeza.
Situata siç ka qenë, nuk merr njeri masa, ndihet era e keqe. Ata të bashkisë, duhet ta mbyllin pjesën tek rrapishtet se bie erë e keqe. Tërë kanalizimet në lumë shkarkojnë. Bashkia vjen vetëm për vota, pastaj nuk interesohet më.
Banorët
Nga ana tjetër justifikimi nga drejtues të Bashkisë së Beratit jashtë kamerave, shprehen se e vetmja zgjidhje për lumin Osum, do të jetë zbatimi i projektit që parashikon sistemimin dhe reabilitimin total të tij, i cili deri më sot nuk është vënë në jetë për mungesë fondesh.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2272
Lajme të tjera
-
Moti i keq, mbetjet plastike ‘pushtojnë’ bregdetin e Durrësit! Pamje nga ndotja
18 Prill, 12:58
-
Berat/ Pasi u konfliktuan me 22-vjeçarin i dogjën orendi në ballkonin e banesës së tij, arrestohen 2 vëllezërit
14 Prill, 12:22
-
Revista gjermane “Kronen Zeitung”: Zbuloni destinacionin e ri mesdhetar, Shqipërinë
13 Prill, 09:15
-
Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë
11 Prill, 17:04
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
Merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorit, vihen në hetim administratorët e dy subjekteve në Poliçan
11 Prill, 10:09
-
Mësuesi që u bë Myfti i Beratit! Qeramudin Durdia tregon udhëtimin e vështirë: Si rindërtuam xhamitë pas viteve ’90 mes fanatikëve komunistë
10 Prill, 12:43
-
Festa e Fitër Bajramit në Berat, myftiu lutet për mirësi dhe mbarësi në familjet shqiptare
10 Prill, 08:29
-
Bashkë me të birin shfrytëzonin nipin për të sharë në TikTok, Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën
9 Prill, 16:11
-
Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale
8 Prill, 15:09
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Lamtumirë!", them i Pari"...
8 Prill, 00:05