Ujëvara e Bogovës tërheq vëmendjen e turisitëve çekë dhe austriakë (FOTO)

Ujëvara e Bogovës tërheq vëmendjen e turisitëve çekë dhe austriakë (FOTO)

Ujëvara e Bogovës

Ujëvara e Bogovës në Parkun Kombëtar të Tomorrit po tërheq çdo ditë e më tepër vizitorë vendas dhe të huaj. Një grup prej 17 turistësh çekë e austriakë vizituan javën e kaluar këtë ujëvarë, edhe pse në periudhën e verës prurjet e ujit janë më të vogla.

Ujëvara e Bogovës shfaqet në pjesën e ulët të fshatit Bogovë, gjatë rrugës që të çon për në Skrapar. Duhen afërsisht 45 minuta nga Berati për të zbritur në ujëvarë e në burimin natyror të saj.

Ndërkohë, rrugës mund të ndaloni në disa fshatra shumë piktoreskë që shtrihen fare afër rrugës. Fshatrat e këtyre zonave janë shumë të njohur për kultivimin e frutave dhe të rrushit. Në anë të Osumit mund të shijoni një panoramë që nuk do ta harroni lehtë./ATA

Turistët e huaj në ujëvarën e Bogovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri